Vetëm 1.5 për qind e ushtrisë morën pjesë në puçin ushtarak në Turqi

Evropë

Vetëm 1.5 për qind e ushtrisë morën pjesë në puçin ushtarak në Turqi

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 13:35
Puçi në Turqi

Departamenti i Shtabit të Përgjithshëm turk ka njoftuar se një pakicë e vogël prej vetëm 1.5 për qind të Forcave të Armatosura të Turqisë morën pjesë në puçin e dështuar ushtarak më 15 korrik.

"Një total prej 8,651 të personelit ushtarak morën pjesë në tentativën e organizatës terroriste Fethullah (Feto) më 15 korrik”, thuhet në njoftimin e Shtabit të Përgjithshëm, shkruan AA.

"Kjo shifër arrin në 1.5 për qind të numrit aktual të personelit të Forcave të Armatosura të Turqisë," tha zyra për marrëdhënie me publikun nga Departamenti i Shtabi i Përgjithshëm në një deklaratë.

Ata shtuan se 35 aeroplanë, 37 helikopterë, 74 tanke dhe tre anije janë përdorur gjatë grushtit të shtetit të dështuar, transmeton KosovaPress.

Qeveria turke  ka akuzuar Fethullah Gulen për përpjekjen e grusht shtetit në Turqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat