Qeveria çeke e ndarë për refugjatët sirianë

Evropë

Qeveria çeke e ndarë për refugjatët sirianë

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 18:59
Andrej Babish

 Ministri çek i Financave, Andrej Babish është ashpërsisht kundër planit të qeverisë së tij për të pritur deri në fund të tetorit rreth 80 refugjatë sirianë nga Turqia.

”Refugjatët paraqesin rrezik dhe nuk mund të integrohen në shoqërinë tonë”, deklaroi Babish.

“Sinqerisht nuk besoj që ata do të integrohen në shoqërinë tonë. Kemi të bëjmë me një rrezik shumë të madh potencial kur shohim se çfarë mizorish bëjnë në Gjermani refugjatët që nuk kanë mundur të sigurojnë azil”, theksoi ai.

”Në këtë situatë, Republika Çeke nuk duhet të marrë asnjë refugjat”, tha Babish për të përditshmen çeke ”Pravo”.

Sipas planit të dakorduar me Bashkimin Evropian, Praga duhet të marrë 400 refugjatë nga vendet jashtë unionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat