Papa përlotet gjatë vizitës në kampin e Aushvicit

Evropë

Papa përlotet gjatë vizitës në kampin e Aushvicit

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 13:39
Papa Françesku

Papa Françesku u përlot gjatë një vizite në kampin e Aushvicit të premten.

Ai u bë Papa i tretë që viziton vendin ku Adolf Hitleri vrau më shumë se një milion njerëz, shumica hebrenj.

Papa u lut në heshtje për më shumë se 15 minuta, përpara se të takohej me të mbijetuar të kampit, të cilët i puthi në faqe.

Ai më pas eci ngadalë përpara derës famëkeqe, ku qëndrojnë fjalët: “Arbeit Macht Frei” (puna të bën të lirë).

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat