Rritet siguria në aeroportin e Amsterdamit, shkak kërcënimi

Evropë

Rritet siguria në aeroportin e Amsterdamit, shkak kërcënimi

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 12:45
Ilustrim

Policia holandeze ka kryer sot kontrolle sigurie përreth aeroportit të Amsterdamit, Schiphol, si përgjigje ndaj indikacioneve për një kërcënim, ka thënë një zyrtar holandez.

Kjo ka shkaktuar bllokime në trafik gjatë këtij sezoni veror të dendur të pushimeve, raporton Reuters.

Koordinatori Nacional Kundër Terrorizmit dhe Politikave të Sigurisë nuk ka dhënë detaje për ndonjë kërcënim të mundshëm, por ka thënë se janë zbatuar masa shtesë të sigurisë, përfshirë kontrollimin e automjeteve.

“Ka pasur një indikacion kërcënimi në aeroport,” tha zëdhënësi Edmond Messchaert.

“Rritja e masave ka për qëllim të sigurojë siguri për njerëzit që punojnë në aeroport dhe për udhëtarët,” shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat