Athina përgatit një mbledhje të Evropës Jugore

Evropë

Athina përgatit një mbledhje të Evropës Jugore

Më: 6 gusht 2016 Në ora: 19:15
Kryeministri i Greqisë

Greqia është duke u përgatitur për mbajtjen e një mbledhje të vendeve të jugut të Evropës për të diskutuar mbi problemet ekonomike dhe ato të migracionit, kanë thënë burime qeveritare, shkruan AFP.

“Ne do të përpiqemi të diskutojmë me shtetet që përballen me të njëjtat probleme si Greqia”,  kanë thënë burimet.  “Objektivi është të arrihet në një takim mes krerëve të vendeve të jugut të eurozonës”, thekson ky burim.

Kjo mbledhje, përgatitjet e së cilës janë në fazën fillestare, mendohet të zhvillohet më 9 shtator, ku vendet e ftuara janë Qiproja, Franca, Malta, Italia, Portugalia dhe Spanja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat