Agjencia kufitare e BE-së tha sot se më shumë se 25 mijë migrantë kanë arritur në Itali në muajin korrik, 12 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.
Frontex tha sot se shumica e migrantëve që e bënë atë udhëtim përgjatë Mesdheut nga Afrika Veriore janë nga Nigeria dhe Eritrea.
Kjo agjenci gjithashtu tha se kualiteti i barkave që janë përdorur nga trafikuesit, për t’i transportuar migrantët, ishte shumë i keq.
“Gjatë muajve të fundit, kualiteti idobët i barkave të gomës është përdorur në katër nga pesë barkat e përdorura”, ka thënë Frontex në një deklaratë.