Sekuestrohen pasuritë e 187 sipërmarrësve në Turqi

Evropë

Sekuestrohen pasuritë e 187 sipërmarrësve në Turqi

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 14:43
Policia turke

Prokuroria e Stambollit urdhëroi sot sekuestrimin e pasurisë së 187 sipërmarrësve të kërkuar dhe të dyshuar se kanë lidhje me ish-imamin Fethullah Gulen, i akuzuar se është truri i puçit të dështuar në Turqi, njoftoi media lokale.

“Gjatë një operacioni të gjerë të policisë financiare në Stamboll dhe në qytete të tjera, 60 të dyshuar, ku pronarë të kompanive të mëdha, u vunë nën mbikëqyrje”, njoftoi agjencia e lajmeve Dogan.

Prokuroria ka nxjerrë gjithashtu 187 urdhra arresti në kuadër të këtij operacioni, i dyti që prej fillimit të javës, që shënjestrën kryesisht shefin e konfederatës së sipërmarrësve “Tuskon” dhe sipërmarrës të tjerë të njohur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat