Turqia ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e Gulenit

Evropë

Turqia ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e Gulenit

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 22:37
Fetullah Gulen

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se Turqia ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e kreut të Organizatës Terroriste Fetullahçi, Fetullah Gulen, raporton Anadolu Agency.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Toner, në një konferencë të përditshme për shtyp, i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me ekstradimin e kreut të FETÖ-s, Gulen.

Pasi i është drejtuar pyetja nëse ka ndonjë përditësim në lidhje me kërkesën e Turqisë për ekstradimin e Gulenit i cili jeton në Pensilvani të SHBA-së Toner tha se “Mund të konfirmojmë se Turqia ka kërkuar ekstradimin e Gulenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat