Ankaraja: Operacionet tona në Siri nuk shënjestrojnë kurdët

Evropë

Ankaraja: Operacionet tona në Siri nuk shënjestrojnë kurdët

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 13:58
Ilustrim

Kryeministri turk, Binali Yildirim, përgënjeshtroi sot disa deklarata të medias perëndimore, sipas të cilave Ankaraja është përqendruar tek kurdët, në ditën e tretë të ndërhyrjes turke në Siri.

“Ose ata nuk dinë gjë mbi botën, ose puna e tyre përkon në raportimin e mashtrimeve të paturpshme”, kritikoi Yildirim, i pyetur mbi një artikull të publikuar në të përditshmen gjermane, “Der Spiegel” të titulluar “Operacion turk në Siri: ISIS-i është një pretekst, kurdët janë shënjestra”.

“Misioni ynë është të garantojmë sigurinë e kufijve dhe jetën e qytetarëve tanë. Informacionet jashtë kësaj janë vetëm një mashtrim”, deklaroi Yildirim.

“Ne do të vazhdojmë operacionet deri sa siguria e kufijve tanë të garantohet 100% dhe të kemi larguar elementet e ISIS-it jashtë rajonit”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat