Erdogani vazhdon luftën ndaj kundërshtarëve, arreston tre ish-diplomatë

Evropë

Erdogani vazhdon luftën ndaj kundërshtarëve, arreston tre ish-diplomatë

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 16:43
Ilustrim

Tre ish diplomatë turq janë burgosur sot për përfshirjen e tyre të dyshuar në tentim puçin e dështuar kundër presidentit të vendit, Recep Tayyip Erdogan.

Kështu ka shkruar sot agjencia shtetërore e lajmeve e Turqisë, Anadolu. 

Sipas Anadolu, Ali Findik dhe Tuncay Babli, ish ambasadorë të Turqisë në Kosta Rika dhe Kanada, respektivisht, dhe ish i dërguari Gurcan Balik, janë larguar nga postet për shkak të lidhjeve të tyre të dyshuara me Fethullah Gulenin, klerikun mysliman që jeton në ShBA, e të cilin Turqia e fajëson për tentim puçin e 15 korrikut. Por, Gulen mohon akuzat, transmeton Express. Balik është ish ndihmës i lartë i ish kryeministrit turk, Ahmet Davutoglu, dhe ish këshilltar i Erdoganit për politika të jashtme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat