Muzetë e Italisë dhurojnë fitimet e tyre për viktimat e tërmetit

Evropë

Muzetë e Italisë dhurojnë fitimet e tyre për viktimat e tërmetit

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 14:48

Ministri italian i Kulturës, Dario Françeskini, u ka bërë thirrje italianëve që të vizitojnë sot masivisht muzetë dhe zonat arkeologjike.

Fitimet e të dielës nga muzetë shtetërore në mbarë Italinë do të dhurohen për familjarët e viktimave të tërmetit.

I njëjti apel u bë edhe nga kryetari i bashkisë Serxho Piroci, që kërkon rindërtimin e Amatriçes. “T’i hyjmë punës për ata në radhë të parë sepse kjo është gjëja më e drejtë për t’u bërë. Do të jetë një mënyrë e mrekullueshme për t’i dhënë atyre njerëzve qetësi”, shprehet ai.

Deri më tani nga tërmeti shkatërrimtar i së martës numërohen plot 291 viktima.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat