Rusia zbutet në raport me Turqinë

Evropë

Rusia zbutet në raport me Turqinë

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 15:22
Ilustrim

Kryeministria e Rusisë ka njoftuar se shefi i qeverisë ruse, Dimitri Medvedev, ka firmosur vendimin për lënien të lirë të fluturimeve me charter drejt Turqisë.

Me këtë nënshkrim Qeveria ruse ka hequr bllokadën të cilën e vendosën pas krizës së avionit të rrëzuar në Turqi. 

Në deklaratë thuhet se i është sugjeruar firmave të cilat do të organizojnë fluturime drejt Turqisë që të marrin masa shtesë për siguri më të lartë fluturimesh.  

Tema e heqjes së ndalimeve të fluturimeve charter mes dy vendeve u diskutua edhe gjatë takimit mes Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe atij të Rusisë Vladimir Putin, më 9 gusht të këtij viti. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat