Takim në Kretë mes Kotzias dhe Cavusoglu

Evropë

Takim në Kretë mes Kotzias dhe Cavusoglu

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 17:42
Nikos Kotzias dhe Mevlut Cavusoglu

Ministri grek i punëve të jashtme dhe ai turk janë takuar sot për bisedime informale në ishullin mesdhetar të Kretës, sipas radios greke shtetërore.

Ministri grek i Jashtëm, Nikos Kotzias dhe homologu i tij turk, Mevlut Cavusoglu pritet të bisedojnë mbi puçin e dështuar në Tuqi, krizën migratore, sigurinë dhe çështje të tjera rajonale, sipas njoftimit të radios greke.

Qeveria greke dhe ajo turke kanë luftuar prej dekadash për të drejta sovraniteti në detin Egje, por marrëdhëniet e ftohta mes këtyre dy fqinjëve kanë rënë falë çështjeve të sigurisë, turizmit, tregëtisë dhe marrëveshjeve të ndryshme të bashkëpunimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat