Tzipras kërkon një tjetër reduktim të borxhit

Evropë

Tzipras kërkon një tjetër reduktim të borxhit

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 20:09
Alexis Tzipras

Kryeministri grek, Alexis Tzipras, kërkon një tjetër reduktim të borxhit shtetëror dhe lehtësim të atyre që i quan masa shtrënguese të diktuara nga Gjermania.

Në një intervistë për gazetën athinase “Realnews” të publikuar sot, kryeministri i majtë kritikoi Berlinin se funksionon si një lloj banke kursimesh evropiane dhe se po krijon teprica eksesive ndërkohë që Evropa jugore vuan nga një rekord papunësie.

“Nëse vazhdojmë kështu, ne do të shohim shumë shpejt rezultate shumë shqetësuese në zgjedhjet dhe referendumet e ardhshme nëpër Evropë”, deklaroi Tzipras.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat