BE-ja kërkesë për dialog me Turqinë për çështjen e anëtarësimit

Evropë

BE-ja kërkesë për dialog me Turqinë për çështjen e anëtarësimit

Më: 2 shtator 2016 Në ora: 17:02
Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian në Bratislava.

Bashkimi Evropian duhet të vijojë frymën e dialogut me Turqinë pavarësisht tensioneve pas grushtit të dështuar të shtetit në korrik dhe vijimit të spastrimeve, bënë të ditur ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian të mbledhur sot në Bratislava.

Ministri sllovak Miroslav Lajcak shprehu keqardhje për frustrimin që është shënuar midis dy palëve pavarësisht dënimit të prerë dhe të menjëhershëm të përpjekjes së grushtit të shtetit në Turqi.

“Turqia është një partner i rëndësishëm dhe duhet të sqarohet midis nesh për ato kërkesa që duam të përmbushen nga Turqia dhe me Turqinë”, pohoi ai, disa minuta përpara nisjes së një takimi jozyrtar me pjesëmarrjen e 27 kolegëve të BE-së.

Të 28 ministat duhet të përgatisin takimin e planifikuar për nesër me ministrin turk për Çështjet Evropiane, Omer Celik.

Lajcak, vendi i së cilit mban presidencën e radhës të Këshillit të BE-së theksoi se nuk ishte një gjykim racional pezullimi i negociatave të anëtarësimit me Ankaranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat