BE presione Turqisë për të drejtat e njeriut, roli i Turqisë në Siri

Evropë

BE presione Turqisë për të drejtat e njeriut, roli i Turqisë në Siri

Më: 5 shtator 2016 Në ora: 17:08
Ilustrim

Qeveritë e Bashkimit Evropian kanë rritur presioninet ndaj presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, pas masave të marra në reagim të tentativës së grushtit të shtetit të dështuar në muajin korrik dhe po përpiqen që të nxisin Turqinë që të zbatojë marrëveshjen që frenon fluksin e emigrantëve dhe i kanë kërkuar që të luajë një rol më të përgjegjshëm në konfliktin sirian.

Ndërsa qeveria e Erdoganit vazhdon masat e ashpra ndaj mijëra ushtarakëve, mësuesve, gjykatësve dhe drejtuesve të biznesit që pas tentativës së dështuar të grushtit të shtetit, ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian, i kanë kërkuar presidentit turk që të garantojë respektimin e të Drejtave të Njeriut dhe demokracisë. Këto janë çështje të rëndësishme të paketës së zgjidhjeve të Europës për krizën e emigrantëve dhe kanë nxitur ndjenjat populiste dhe një kohezionin social që nga Stokholm në Athinë.

“Mbështetja për autoritetet turke nuk mund të veçohen nga angazhimi ynë për të Drejtat e Njeriut dhe sundimi i ligjit", u tha ministri i jashtëm Italian, Paolo Gentiloni gazetarëve të premten gjatë udhëtimit të tij në një takim dy-ditor të ministrave në Bratislavë, Sllovaki.

Qeveritë e Evropës po ndjekin një linjë të kujdesshme pas reagimit agresiv të Erdoganit ndaj tentativës së dështuar të grushtit të shtetit, i cili ka ndryshuar rrënjësisht marrëdhëniet mes të dyja palëve, pasi nënshkruan një pakt në mars që synon uljen e numrit të refugjatëve që ndjekin rrugën e tyre përmes Ballkanit në drejtim të Evropës Qendrore dhe Gjermanisë.

Fluksi e emigrantëve u ngadalësua pasi Turqia ra dakord për të pranuar kthimin e emigrantëve që kishin hyrë në Greqi në mënyrë të paligjshme. Në kompensim, Erdoganit iu premtuan 6 miliardë euro (6.7 miliardë dollarë) ndihma për emigrantët, në këmbim të përshpejtimit të bisedimeve për anëtarësimin dhe liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian për qytetarët turq.

Premtimi për liberalizimin e vizave ende nuk është përmbushur për shkak se Erdogani ka përshkallëzuar sërish masat ligjore të ligjit anti-terrorizmit, masa të cilat liderët evropianë thonë se minon standardet demokratike. Turqia ka premtuar se nuk do të anullojë marrëveshjen për emigrantët, nëse Bashkimi Europian nuk liberalizon vizat deri në tetor.

Udhëheqësit evropianë po ndjekin me ankth situatën, ndërsa Erdogan shpalli gjendjen e jashtëzakonshme tre-mujore pas tentitavitës së dështuar të grushtit të shtetit, ka burgosur më shumë se 20 mijë të dyshuar dhe ka larguar pothuajse 80 mijë njerëz nga administrata publike.

Pakti BE-Turqi.

“Është e rëndësishme të theksohet se çdo reagim ndaj tentativës së grushtit të shtetit duhet të jetë në përputhje me parimet demokratike dhe duhet të jetë në mënyrë proporcionale”, theksoi Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson para fillimit të takimit të së premtes.

Komisioneri i Bashkimit Europian për Punë të Brendshme, Dimitris Avramopoulos zhvilloi një takim konstruktiv me zyrtarët turq të enjten, u tha të premten gazetarëve në Bruksel, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas.

Takimi është një tregues i “gatishmërinë tonë për të bërë gjithçka është e mundur nga ana jonë në përputhje me detyrimet e marrëveshjes BE-Turqi, nën kuptimin që miqtë tanë turq dhe partnerët tanë do të bëjë të njëjtën gjë”, tha Schinas.

Konflikti sirian

Veprimet e Erdoganit në Siri kanë shqetësuar dhe udhëheqësit e Evropës. Turqia nisi operacionin e saj më të madhe ushtarake në Siri më 24 gusht, me qëllim për të detyruar militantët e Shtetit Islamik që të qëndrojnë larg kufirit turk dhe të pengojë përparimet e mëtejshme të sirianë kurdëve, të cilët i konsideron aleatë të separatistëve turq.

“Ditët e fundit, Turqia ka ndërmarrë një rol të qartë dhe aktiv ushtarak në Siri”, tha ministri i jashtëm gjerman Frank-Ëalter Steinmeier para takimit në Bratislavë. “Të gjithë jemi të interesuar që të jemi të sigurtë që nuk do të ketë një konflikt të qëndrueshëm ushtarak në territorin sirian”.

Udhëheqësit evropianë përfshirë dhe presidentin francez, Francois Hollande kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me ndërhyrjen ushtarake të Turqisë në Siri, për shkak se ajo ka si objektiv të dyja palët e përfshira në konflikt Shtetit Islamik dhe forcat kurde që luftojnë kundër Shtetit Islamik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat