BE-ja zgjat sanksionet individuale në Ukrainë deri më 15 mars 2017

Evropë

BE-ja zgjat sanksionet individuale në Ukrainë deri më 15 mars 2017

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 17:52
Ilustrim

 Bashkimi Evropian zgjati sot në mënyrë zyrtare për një periudhë gjashtë mujore, deri më 15 mars 2017 sanksionet e miratuara prej saj që përfshijnë rreth 200 persona ose organizata, ruse dhe ukrainase, të akuzuara për kërcimin të integritetit territorial të Ukrainës.

“Sanksionet përfshijnë ngrirje të aseteve dhe ndalim të hyrjes në territorin e BE-së, një masë që prek 146 persona dhe 37 subjekte (sipërmarrje apo grupe politike)”, saktësoi në një deklaratë Këshilli i BE-së, që përfaqëson 28 shtetet anëtare.

Këto sanksione janë miratuar në marsin e 2014.

Aneksimi i Krimesë nga ana e Rusisë në marsin e 2014 u pasua nga një konflikt në Lindje të Ukrainës me mbështetjen e separatistëve prorusë dhe të ushtrisë ruse ku janë shënuar më shumë se 9.500 të vdekur në dy vite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat