Merkel: Bashkimi Evropian – në situatë kritike

Evropë

Merkel: Bashkimi Evropian – në situatë kritike

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 13:31
Liderët e Bashkimit Evropan në samitin në Bratisllavë

Liderët e Bashkimit Evropian po takohen në Bratisllavë të Sllovakisë për ta përcaktuar vizionin e ri për të ardhmen e këtij blloku, që është përfshirë nga kriza.

Zyrtarët më të lartë të 27 vendeve anëtare të BE-së, janë tubuar sot në Bratisllavë pa përfaqësuesit e Britanisë, për ta përpiluar planin, i cili do të miratohej në samitin e ardhshëm në mars të vitit 2017, që përputhet me 60 vjetorin e marrëveshjes së Romës për themelim.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke folur para gaterarëve derisa arriti në samit, tha se BE-ja është në “situatë kritike”.

Robert Fico, kryeministër i Sllovakisë, që aktualisht e kryeson presidencën e radhës së BE-së, tha se liderët “të gjithë dëshirojnë të shohin unitet”, por ka tërhequr vërejtjen se kjo nuk do të jetë punë e lehtë.

Liderët e Bashkimit Evropian mbeten thellësisht të përçarë lidhur me krizën më të madhe prej Luftës së Dytë Botërore të migrantëve.

BE-ja, po ashtu, është duke u përpjekur për ripërtritje pas sulmeve vdekjeprurëse terroriste dhe vendimin e Britanisë për largim nga BE-ja.

Pritet që liderët do të diskutojnë për bashkëpunim më të afërt në fushë të mbrojtjes, për rritjen e sigurisë në kufijtë e jashtëm të BE-së dhe shtimin e kapacitetit të një fondi investues të Bashkimit Evropian, me qëllim që të krijohen vende të reja të punës dhe rritje ekonomike.

Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, para samitit në Bratisllavë, ka thënë se liderët duhet “të jenë të kthjellët dhe në mënyrë të sinqertë ta vlerësojnë situatën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat