Bon: Persona të panjohur dhunojnë dy të rinjtë pranë universitetit

Evropë

Bon: Persona të panjohur dhunojnë dy të rinjtë pranë universitetit

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 16 shtator 2016 Në ora: 17:55
Universiteti i Bonit

Përsëri ndërhyrje policore në parkun e universitetit të Bonit. Të enjten në mbrëmje shumë agresorë të panjohur kishin dhunuar dy viktima, 22 dhe 24 vjeç, duke i kërcënuar edhe me thikë, shkruan express.de. Këtu ka ardhur deri te grabitja e parave, kuletës, mobilëve dhe drinin e veturës që e disponin dy viktimat, përcjell botasot.info. Sipas informacioneve të para dy nga agresorët kanë folur rrjedhshëm gjermanisht, ndërsa njëri fliste me theks turk.

Në mes të gushtit në parkun e njëjtë erdhi deri te një përleshje e rëndë mes katër të rinjve, ku mbetën të plagosur dy persona. Këta të fundit ishin azilkërkues nga Shqipëria (16, 19), që më vonë u transferuan për të jetuar në  Bad Godesberg./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat