Samiti i BE-së shprehje e unitetit

Evropë

Samiti i BE-së shprehje e unitetit

Më: 17 shtator 2016 Në ora: 09:11
Merkel dhe Hollande në Bratislavë

Brexit dhe grindja e vazhdueshme për politikën e refugjatëve: Këtë frymë depresioni BE-ja do t'ia lerë së shkuarës dhe synon një fillim të ri. Kështu artikulohet zgjidhja pas takimit të krerëve të shteteve dhe qeverive.

"Ne jemi të vendosur me 27 vendet anëtare ta bëjmë të sukseshme BE-në", theksohet në deklaratën përfundimtare të samitit të posaëëm në Bratislavë. Britania e Madhe nuk u përfaqësua pas votës për Brexit në referendumin në fund të qershorit.

BE - aftësi veprimi

27 kryetarët e shteteve dhe të qeverive pas shokut prej Brexit dhe grindjeve të shumta - kryesisht për politikën e BE-së ndaj refugjatëve - utakuan për të hartuar një program të përbashkët, të ashtuquajturën agjenda e Bratislavës, një program pune për muajt e ardhshëm, që duhet të dëshmojë aftësi veprimi dhe afërsi me qytetarët. Janë planifikuar gjithashtu takime të mëtejshme jozyrtarë deri në jubileun e 60 vjetorit të Marrëveshjeve të Romës në mars 2017.

Image

Edhe kancelarja Angela Merkel u shpreh optimiste për të ardhmen e Bashkimit Europian. "Fryma e Bratislavës ishte fryma e bashkëkëpunimit", tha Merkel në një prezantim për median bashkë me presidentin e Francës François Hollande në përfundim të takimit. Pjesa tjetër e 27 kryetarëve të shteteve dhe qeverive ishin gjithashtu "të bindur, se ne kemi nevojë për kompromise, që kemi nevojë për ndjenjën e solidaritetit dhe ndjenjën e bashkëpunimit. Po ashtu kemi nevojë edhe që ne të punojmë mbi një bazë vlerash të përbashkëta", deklaroi Merkel.

Si synimet kryesore në agjendën e Bratislavës përmenden siguria dhe vende të reja pune. Konkretisht është rënë dakord edhe për një sërë projektesh: mbrojtja më e mirë e kufijve të jashtëm të Bë-së, për të kontrolluar e frenuar migracionin ilegal. Pakti për refugjatët me Turqinë duhet të zbatohet. Duhet të përshpejtohen planet për efikasitetin e truprojës së kufijve të përbashkët si dhe asaj bregdetare. Në luftë kundër terrorit duhet të përmirësohet shkëmbimi i informacionit. Në dhjetor do të vendoset një bashkëpunim më i ngushtë mbojtjeje. 27 krerët e qeverive dhe të shteteve u angazhuan edhe për më shumë perspektivë për vende pune për të rinjtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat