Në Londër arrestohet një person i dyshuar për terrorizëm

Evropë

Në Londër arrestohet një person i dyshuar për terrorizëm

Më: 18 shtator 2016 Në ora: 19:58
ilustrim

Policia britanike ka arrestuar një person në aeroportin e Londrës si të dyshuar se ka lidhje me terrorizmin.

Siç raporton Asociated Press , personi të shtunën pasi që mbërritur në aeroport është arrestuar për shkak të posedimit të “materialit që ka lidhje me terrorizmin”.

Personi është dërguar në stacionin policor në Londër ku edhe sot ka mbetur në paraburgim.

 Policia ka thënë se rasti po hetohet nga pjesëtarët e njësisë anti-terror pa dhënë detaje tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat