Mbetjet, kryetari i bashkisë së Parmës i bashkohet protestës

Evropë

Mbetjet, kryetari i bashkisë së Parmës i bashkohet protestës

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 18:55
Federico Pizzaroti

Kryetari i bashkisë së Parmës, Federico Pizzaroti iu bashkua për pak momente protestës së qytetarëve kundër miratimit të ligjit për importin e mbetjeve.
 
Ai është shprehur se e mbështet këtë protestë dhe është gjë e mirë që ka një lëvizje qytetare që mbron interesat e publikut.
 
“Ju mbështes për protestën. Në Parma ka një vëmendje për të edukuar publikun për diferencimin e mbetjeve. Në Parma nuk lejohet impiant djegiesh, të cilët sjellin ndotje të ambientit. Në Parma janë rritur impiantet ricikluese deri ne 70÷ e mbetjeve. Më vjen mirë që ka një lëvizje qytetare, në mbrojtje të interesit publik”, ka thënë kryebashkiaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat