Mijëra protestues kundër ligjit të abortit në Irlandë

Evropë

Mijëra protestues kundër ligjit të abortit në Irlandë

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 22:35
ilustrim

Mijëra qytetarë kanë marshuar sot nëpër Dublin dhe 20 qytete të tjera të botës për protestuar kundër ligje të rrepta të abortit në Irlandë.

Protestuesit kanë bërë thirrje për një referendum për shfuqizimin e ligjeve, kryesisht në vendet me shumicë të besimit të krishterë, raporton BBC.

Mbështetësit kanë krijuar edhe hashtags në rrjetin social twitter, ku kanë kundërshtuar amendamentin numër 8 të kushtetutës, i cili e ndalon abortin, transmeton KosovaPress.    

Aborti është ilegal në Irlandë, vetëm në rastet kur nënat janë në rrezik.

Gjatë marshimit në shi, protestuesit në Dublin thërrisnin: “Trupi im, zgjedhja ime”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat