Aksident i rëndë automobilistik, vdesin tre të rinjtë ndërsa mbijeton shoferi

Evropë

Aksident i rëndë automobilistik, vdesin tre të rinjtë ndërsa mbijeton shoferi

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 3 tetor 2016 Në ora: 11:26
Aksidenti

Një aksident i tmerrshëm ka goditur mëngjesin e së hënës qytetin gjerman Münsterland! Një vajzë 20 vjeçare voziste veturën, kur humbi kontrollin rreth orës 3.15 në rrugën Nordvelener pranë Velen.

“Gjatë një kthese të majtë, ajo vijoi djathtas duke u ngjitur frontalisht me një pemë. Tre bashkëudhtarët vdiqën në vendngjare,” shkruan bild.de, përcjell botasot.info.

Të vdekurit janë të gjithë të rinj: një vajzë 20 vjeçare dhe dy djem të moshës 22 dhe 23 vjeç. Vajza që voziste veturën ka arritur të mbijetojë dhe tani është dërguar në spital. Analizat e para kanë theksuar se shoferja nuk ka qenë nën efektin e alkoolit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat