BE-ja: Do të mbështesim prodhimin bujqësor në ishujt grekë

Evropë

BE-ja: Do të mbështesim prodhimin bujqësor në ishujt grekë

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 11:26
Greqia

BE-ja ka në prioritetet e saj mbështetjen e bujqësisë së ishujve grekë të prekur nga fluksi migrator prej dy vitesh, deklaroi sot në Athinë komisioneri evropian i Bujqësisë, Phil Hogan.

“Ministri grek i Bujqësisë, Evangelos Apostolou, më informoi mbi situatën shumë të vështirë që po kalojnë ishujt në lindje të detit Egje dhe subvencione shtesë do të parashikohen për t’i mbështetur”, theksoi Hogan gjatë një konference të përbashkët me ministrin grek.

Ishujt lindor të Egjeut kanë qenë porta hyrëse kryesore e migrantëve dhe refugjatëve në Evropë nëpërmjet Turqisë, fqinje e Greqisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat