Kurz: Turqia nuk pranohet në BE, jam i sigurt për këtë

Evropë

Kurz: Turqia nuk pranohet në BE, jam i sigurt për këtë

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 21:40
Sebastian Kurz

“Jam shumë i sigurt se Turqia nuk do të pranohet në Bashkimin Europian”. Kështu është shprehur për “Welt” ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz, i cili ka shtuar se të njëjtin mendim ndajnë me të edhe krerë qeverish dhe ministra të jashtëm të vendeve të BE-së.

“Thonë se negociatat duhet të avancojnë, por në fund të fundit, nuk do të ketë pranim. Në këtë pikë ka një ndryshim të madh mes asaj që shumica e politikanëve europianë mendojnë dhe asaj që thonë në publik”, ka thënë Kurz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat