Në Ukrainë vritet “Motorola”, lideri i ushtrisë proruse

Evropë

Në Ukrainë vritet “Motorola”, lideri i ushtrisë proruse

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 11:23
Arsenij Pavlov

Komandanti ushtarak i forcave proruse në lindje të Ukrainës Arsenij Pavlov, i njohur me nofkën “Motorola”, është vrarë nga sulmet e djeshme me bomba në Donjeck, ndërsa autoritetet lokale që janë rebeluar kundër Kievit e kanë quajtur këtë “paralajmërim për luftë”.

AFP bën të ditur se Pavlov ka qenë në krye të batalionit “Sparta” dhe se është vrarë me bombë e cila ka qenë e vendosur në ashensor. 

AFP rikujton se në konfliktin në Ukrainë që nga viti 2014 kanë vdekur gati 10 mijë njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat