Franca, vendi i parë në botë që detyron supermarketet të dhurojnë ushqim për të varfërit

Evropë

Franca, vendi i parë në botë që detyron supermarketet të dhurojnë ushqim për të varfërit

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 12:25
Ilustrim

Supermarketet në Francë do të gjobiten nëse do të hedhin në plehra ushqimin që nuk është shitur. Atyre do tu kërkohet ta dhurojnë atë për të varfrit, në jetimore ose në bankat e ushqimeve.

Ky ligj u votua nga senati francez këtë të enjte dhe është mirëpritur me mirënjohje dhe tone gëzimi nga shoqëria civile.

Nisma përfshin vetëm supermarketet e mëdha që kanë më shumë se 400 artikuj ushqimor.

Nëse këto subjekte shkelin ligjin do të paguajnë 3750 euro, thotë “The Independent".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat