Turqia: Fetullah Gylen përpiqet të shkojë në këto katër shtete

Evropë

Turqia: Fetullah Gylen përpiqet të shkojë në këto katër shtete

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 28 tetor 2016 Në ora: 18:05
Fetullah Gylen

Ministri i drejtësisë në Turqi, Bekir Bozdag ka deklaruar se ka informacione se imami Fetullah Gylen mund të largohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Turqia vazhdon të akuzojë Gylen si organizator të grushtit të shtetit, megjithëse imami e ka mohuar kategorikisht.

Ministri turk i drejtësisë ka deklaruar se ka marrë informacione nga shërbimet inteligjente se Gylen mund të  lërë SHBA-të, për tu larguar  drejt katër vendeve: Norvegji, Belgjikë, Meksikë ose Kanada, shkruan e përditshmja turke, Sabah, përcjell botasot.info.

“Kujtoni sikur ndonjë terrorist që bombardon Shtëpinë e Bardhë dhe vret 241 amerikanë të fshehej në Turqi,” tha Bozdag, duke kujtuar vrasjet e 241 personave gjatë natës së 15 korrikut, Grushtit të dështuar të shtetit.

Fetullah Gylen jeton në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara që prej vitit 1999./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat