BE i pafuqishëm për ballë Polonisë dhe Hungarisë

Evropë

BE i pafuqishëm për ballë Polonisë dhe Hungarisë

Më: 5 nëntor 2016 Në ora: 17:54
Jean-Claude Juncker

Bashkimi Evropian është i pafuqishëm për të vepruar kundër autoritarizmit të shfaqur në Poloni dhe Hungari, u shpreh sot në një intervistë presidenti i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker.

Qeveritë e krahut të djathtë në Poloni dhe Hungari janë kritikuar për forcimin e kontrollit të tyre në media dhe gjyqësor.

BE-ja madje ka filluar procedura ligjore kundër Varshavës, një hap i madh që mund të çojë në vënie sanksionesh.

Por, presidenti i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker tha për gazetës e përditshme belge “Le Soir” se e ashtuquajtura procedura e Nenit 7 do të çojë në asgjë, për shkak se disa shtete anëtare të BE-së, po deklarojnë se do të refuzojnë ta apelojnë atë.

“Ky refuzim a priori de facto zhvlerëson Neni 7. E vura re këtë me trishtim dhe zhgënjim, duke shpresuar se njerëzit nuk do t’u japin liri atyre, të cilët do të përfundojnë duke dëmtuar interesat e tyre”, u shpreh Juncker.

I pyetur drejtpërdrejt nëse BE-ja nuk mund të ndalojë trendet shqetësuese në Poloni dhe Hungari, ish-kryeministri i Luksemburgut tha “po dhe e them me shqetësim. Ka shmangie nga standardet demokratike të BE-së në disa vendet, dhe ne nuk e dimë ku do të na çojë kjo situatë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat