BE-ja do t'i shqyrtojë marrëdhëniet me Turqinë

Evropë

BE-ja do t'i shqyrtojë marrëdhëniet me Turqinë

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 10:50
Ilustrim

Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian do t'i shqyrtojnë sot marrëdhëniet me Turqinë pasi javën e kaluar BE-ja e dënoi fuqishëm fushatën e Qeverisë kundër mediave dhe opozitës, por u përmbajt nga ngrirja e negociatave për anëtarësim, njofton DPA.

Diskutimi ndodh pas muajve të tensionuar midis Ankarasë dhe Brukselit, pas aksioneve të presidentit Erdogan si përgjigje ndaj grusht shtetit të pasuksesshëm në korrik.

Dhjetëra mijëra njerëz janë arrestuar apo larguar nga puna pas vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme në shtet pas përpjekjes për grusht shtet.

Javën e kaluar BE-ja ashpër e paralajmëroi Turqinë se është duke i shkelur parimet kryesore siç janë qeverisja e të drejtës dhe ligjeve. Turqia është kandidate për anëtarësim në BE nga viti 1999. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat