Minimal numri i atyre që shkojnë nga Gjermania tek IS-i

Evropë

Minimal numri i atyre që shkojnë nga Gjermania tek IS-i

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 09:19
Flamuri, Isis

IS po humbet terren në Siri e në Irak dhe në Gjermani po humbet efektin joshës: pothuajse nuk ka më islamistë nga Gjermania që luftojnë në territoret e IS-it thuhet në një raport të policisë dhe mbrojtjes kushtetuese.

Pothuajse nuk ka më" udhëtime të mbështetësve të milicëve terroristë të IS-it (Shteti ISlamik) nga Gjermania për në territoret e luftës në Irak dhe në Siri, thuhet në një studim të përbashkët të Mbrojtjes Kushtetuese dhe policisë, citojnë mediat NDR, WDR dhe "Süddeutsche Zeitung". Ky studim do t'i paraqitet në fund të nëntorit Konferencës së Ministrave të Brendshëm të landeve në Saarland.

Autoritetet në të trajtojnë problemin e radikalizimit të 784 personave, të cilët gjatë katër viteve të shkuara kanë udhëtuar për në Siri ose Irak. Në rreth një të katërtën e rasteve të zbardhura sipas studimit, ka një lidhje me shpërndarjen e organizuar të Kuranit. Të martën (17.11)Ministria e Brendshme ndaloi organizatën "Religjoni i vërtetë, e cila njihej për aksione të tilla.

Më pak se pesë udhëtime në muaj

Kur në mes të vitit 2014, IS shpalli në zonat e pushtuara në Siri dhe në Irak Kalifatin, në mbarë botën islamistët u "emocionuan dhe u mobilizuan në një masë të paparë ndonjëherë", thuhet në raport. Vetëm nga Gjermania udhëtuan në kohën e pikut të rekrutimeve në këtë rajon gati 500 vetë në muaj. Mes korrikut  2015 dhe qershorit 2016 mesatarisht numri i atyre që kanë udhëtuar ka qenë më pak se pesë në muaj".

Kalifati nuk ka më "aspak efekt tërheqës", shkruajnë ekspertët. Si arsye të mundshme ata përmendin rritjen e presionit ushtarak ndaj IS-it në rajon si dhe "kushtet e jetës të karakterizuara prej dhunës dhe brutalitetit" në Kalifat. Gjithashtu përforcimi i kontrolleve në kufi dhe heqja e pasaportave kanë kontribuuar në uljen e numrit të të rekrutuarve.

Sulme në vendet e tyre

Nga ana tjetër IS-i ndërkohë nuk u bën më thirrje simpatizantëve të vet që të shkojnë në Kalifat, por që ata të kryejnë atentate në vendet ku jetojnë", thuhet në raportin e cituar nga NDR, WDR dhe "Süddeutsche Zeitung". Në përgjithësi gjendja e sigurisë për Gjermaninë është e tensionuar. Ka rrezik prej "një numri të pacaktuar të personave të kthyer të radikalizuar".

IS-i ndërkohë po luftohet në masë ushtarakisht në epiqendrat e veta në Siri dhe në Irak. Në de-facto-kryeqytetet e Kalifatit në Raka të Sirisë dhe në Mosul të Irakut po zhvillohen ofensiva të mëdha, që mbështeten nga pala ndërkombëtare./dw

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat