Ligjvënësit evropianë bëjnë thirrje për ndërprerjen e bisedimeve për anëtarësimin e Turqisë në BE

Evropë

Ligjvënësit evropianë bëjnë thirrje për ndërprerjen e bisedimeve për anëtarësimin e Turqisë në BE

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 18:42
Ilustrim

Liderët e dy grupeve më të mëdha në Parlamentin Evropian kanë bërë thirrje sot BE-së që t’i ndërpresë bisedimet me Turqinë për anëtarësim në BE, për shkak të spastrimeve të saj pas puçit të dështuar.

“Mesazhi jonë për Turqinë është shumë i qartë: Negociatat për pranim duhet të ndërpriten menjëherë,” ka thënë shefi i grupit më të madh në Parlamentin Evropian, Manfred Weber, nga Partia e Popullit Evropian.

Edhe lideri i grupit socialit të partisë së dytë më të madhe në Parlament, Gianni Pitella, ka thënë: “Duam ndërprerjen e bisedimeve për anëtarësim.”

Më shumë se 110.000 njerëz, përfshirë ushtarë, akademikë, gjykatës, gazetarë dhe liderë kurdë – janë suspenduar nga pozitat apo përjashtuar në Turqi, nën dyshimet se e kanë përkrahur puçistët të puçit të dështuar ushtarak të 15 korrikut.

“Turqia nën udhëheqjen e Erdoganit është duke shkuar drejt një regjimi autoritarian, gjithnjë e më shumë,” ka thënë Pitella.

Ai ia ka bërë me dije Turqisë se të drejtat e njeriut, të drejtat civile dhe demokracia nuk janë të negociueshme, nëse dëshiron të bëhesh pjesë e BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat