“Në luftë me Rusinë”: PE miraton rezolutën kontraverse kundër Rusisë

Evropë

“Në luftë me Rusinë”: PE miraton rezolutën kontraverse kundër Rusisë

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 22:21
BE Rusi

Parlamenti Europian ka votuar një rezolutë, e cila i bën thirrje BE-së t’i “përgjigjet betejës së informacionit nga Rusia.” Ky raport ka për qëllim të ndalojë propagandën mediatike ruse, duke e quajtur atë një rrezik për demokracitë perëndimore.

Në dokumentin e hartuar nga një anëtare polake e PE-së, Anna Fotyga, thuhet se qëllimet e Kremlinit janë: “shformi i të vërtetës, provokomi i dyshimeve, ndarje e BE-së nga aleatët amerikano-veriorë, diskreditim i institucioneve të BE-së si edhe nxitje e frikës dhe pasigurisë tek qytetarët e vendeve anëtare.”

Raporti thotë gjithashtu se Moska siguron financim për partitë dhe organizatat opozitare të vendeve të BE-së, duke dëmtuar integritetin brenda bllokut.

Në të njëjtën kohë, Rusia akuzohet për “betejën e informacionit,” ku një sërë mediash ruse, si “Russia Today,” “Sputnik,” “Russkiy Mir,” etj., cilësohen si mjete kërcënuese propagandistike, ndërsa vendosen në të njëjtën listë me organizata terroriste si ISIS.

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin, nga ana e tij e ka quajtur një demonstrim të “degradimit politik,” rezolutën e PE-së.

Ai shtoi se, ndërsa “të gjithë përpiqen t’i tregojnë” Rusisë se ç’është demokracia, ligjvënësit europianë vetë i kthehen një politike ndalimesh, “që nuk është mënyra më e mirë” për të zgjidhur problemet.

“Mënyra më e mirë, është dialogu i hapur, nëpërmjet të cilit duhen paraqitur argumente të qarta, të cilat mbështesin këndvështrimet e secilës palë,” tha Putin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat