Arrestohet i dyshuari i vrasjes së një gruaje në shtëpinë e pleqve në Francë

Evropë

Arrestohet i dyshuari i vrasjes së një gruaje në shtëpinë e pleqve në Francë

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 20:21
Ilustrim

Një ish-ushtar 47-vjeçar është arrestuar sot nën dyshimet se ka vrarë një grua në shtëpinë e pleqve, në jug të Francës, ku jetojnë 60 misionarë katolikë.

Personi, i cili u arrestua afër shtëpisë së tij ka qenë i punësuar në po të njëjtën shtëpi të pleqve.

Policia franceze ka nisur hetimet të enjten pasi u gjet gruaja e vdekur, në afërsi të qytetit të Montepellierit.

Franca ka qenë cak i sulmeve terroriste vitin e kaluar, por policia ka përjashtuar mundësinë që vdekja e gruas të ketë lidhje me terroristët islamikë.

“Në këtë fazë, ne nuk mund të themi se cili ka qenë motivi, por ajo që mund ta themi është se kjo nuk ka kurrfarë lidhje me terroristët islamikë”, ka thënë prokurori i Montepellierit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat