Valls nuk përjashton kandidaturën përballë Hollande në parapraket socialiste

Evropë

Valls nuk përjashton kandidaturën përballë Hollande në parapraket socialiste

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 15:06
Kryeministri francez, Manuel Valls

Kryeministri francez, Manuel Valls vazhdon të rrisë presionin ndaj presidentit, François Hollande duke mos përjashtuar, në një intervistë të publikuar sot, kandidaturën përballë tij në parapraket socialiste në kuadër të zgjedhjeve presidenciale 2017.

Në këtë intervistë të dhënë për të përjavshmen “Le Journal du Dimanche”, Valls paralajmëroi kundër një mekanizmi që do të çonte të majtën në dështim në 2017.

A mund të jeni kandidat në parapraket që do të organizojë Partia Socialiste përballë presidentit, ashtu siç bëri të ditur presidenti socialist i Asamblesë Kombëtare Claude Bartolone ? “Secili duhet të reflektojë me përgjegjësi. Do ta marr vendimin tim me koshiencë. Çfarëdo që të ndodhë, ideja e Shtetit do të më tërheqë gjithmonë”, u përgjigj Valls për të përjavshmen “Le Journal du Dimanche”.

“Është çështje ditësh”, theksoi kryeministri, ndërkohë që kandidatët për parapraket e Partisë Socialiste kanë kohë deri më 15 dhjetor për të shpalluar kandidaturën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat