Eurostat: Prodhimi i përgjithshëm bujqësor në vendet e BE-së ra me 1.8 % në 2015-ën

Evropë

Eurostat: Prodhimi i përgjithshëm bujqësor në vendet e BE-së ra me 1.8 % në 2015-ën

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 11:41
Ilustrim

Prodhimi i përgjithshëm bujqësor në vendet e Bashkimit Europian ra me 1.8 % në vitin 2015, krahasuar me 2014-ën. Sipas raportit të publikuar nga Eurostat, ulja erdhi për shkak të rënies së prodhimit blegtoral.

Të dhënat ekonomike për bujqësinë tregojnë se totali i prodhimit bujqësor në Bashkimin Evropian (BE) qëndroi në 411,2 miliard euro me çmime bazë në vitin 2015, duke shënuar rënie me 1.8 % krahasuar me 2014-ën.

Franca kishte prodhimin më të lartë të përgjithshëm bujqësor nga të gjithë shtetet anëtare të BE-së, me 75.2 miliardë euro, ose 18 % të totalit të BE-së në vitin 2015.

Ajo u pasua nga Italia me 55.2 miliardë euro, ose 13%, Gjermania 51.5 miliardë euro, ose 13%, Spanja 45.5 miliardë euro, ose 11%, Mbretëria e Bashkuar 29.6 miliardë euro, ose 7%, Holanda 26.7 miliardë euro, ose 6%, Polonia 22.3 miliardë euro, ose 5% dhe Rumania 15.5 miliardë euro, ose 4%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat