Konfirmohet aktakuza e parë kundër ushtarëve turq për grusht-shtet

Evropë

Konfirmohet aktakuza e parë kundër ushtarëve turq për grusht-shtet

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 23:27
Grusht-shteti turk, foto arkiv

Një gjykatë turke të hënën pranoi aktakuzën kundër 62 ushtarëve, duke përfshirë 28 oficerë, të akuzuar për përfshirje në një përpjekje për grusht-shtet të dështuar më 15 korrik.

Sipas agjencisë së lajmeve turke “Central Anatolia”, kjo është akuza e parë kundër të arrestuarve për grusht-shtet.

15 korrik në Turqi janë arrestuar dhjetëra-mira oficerë, ushtarë, policë, diplomatë, deputetë, gazetarë, profesorë e të tjerë, nën dyshimin për përfshirje në grusht-shtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat