Bora e parë shkaktoi probleme në Greqi

Evropë

Bora e parë shkaktoi probleme në Greqi

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 08:45
Bora në Greqi

Bora e parë këtë vit, që prej dje po bie në Greqi, shkaktoi probleme të ndryshme në disa pjesë të vendit.

Në Greqinë veriore, për shkak të borës së shtresuar u mbyllën disa rrugë, ndërsa me probleme të mëdha në komunikacion po përballen edhe banorët e Selanikut, ku gjithashtu mbrëmë u mbyllën disa rrugë.

Borë dje ra në pothuajse të gjitha viset malore dhe gjysmëmalore në Greqinë veriore, qendrore dhe jugore, ndërsa këto ditë pritet që temperaturat të ulen edhe nën zero, kumtoi Shërbimi nacional meteorologjik.

Sinoptikët grekë kumtuan se reshjet e borës do të vazhdojnë edhe sot, në të gjitha rajonet malore dhe kodrinore në Greqinë qendrore dhe jugore, si dhe në rajonet më të ulëta në pjesën veriore të vendit.

Në rajonet detare priten stuhi të fuqishme, kryesisht në orët e pasdites, ndërkaq moti gradualisht do të fillojë të përmirësohet nga perëndimi drejt veriut.

Për shkak të temperaturave të ulëta për sonte pritet në pjesën më të madhe të vendit të ketë edhe ngrica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat