Lavrov: Ushtarët turq nuk u vranë nga Forcat e Armatosura Siriane e as Ruse

Evropë

Lavrov: Ushtarët turq nuk u vranë nga Forcat e Armatosura Siriane e as Ruse

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 13:46
Ilustrim

As Forcat e Armatosura Siriane as ato Ruse nuk e kanë kryer sulmin e javës së kaluar ndaj ushtarëve turq në veri të Sirisë, ka thënë sot ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me homologun e vet turk Mevlut Cavusoglu, në qytetin turistik të Mesdheut, Alanya, Lavrov tha se Rusia është e gatshme për të folur me të gjitha palët në konfliktin sirian.

Katër ushtarë turq u vranë, ndërsa nëntë të tjerë u plagosën në një sulm ajror më 24 nëntor, gjatë një operacioni të rebelëve të mbështetur nga ushtria turke në veri të Sirisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat