Gjermania-BB-së: Ndërpreni financimin e lëndëve djegëse fosile

Evropë

Gjermania-BB-së: Ndërpreni financimin e lëndëve djegëse fosile

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 13:08
Ilustrim

Ministri gjerman i zhvillimit thotë që Banka Botërore duhet të përqendroj gjithë punën e tyre në objektiva klimatik dhe të qëndrueshëm.

“Banka Botërore duhet të ndërpresë mbështetjen për industritë që shkaktojnë ndryshimin klimatik”, tha ministri federal gjerman i zhvillimit, Gerd Muller.

Kancelaria gjermane Angela Merkel dhe Muller u takuan me presidentin e Bankës Botërore, Jim Yong Kim për të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për ndryshimin klimatik, shkruan climatechangenews.

Një deklaratë nga qeveria gjermane tha që Muller ka shfrytëzuar momentin të kërkojë nga Banka Botërore që të “ndalojnë investimet në teknologji të vjetruara dhe dëmtuese për klimën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat