Gjendet pas dy vitesh, porta e vjedhur e kampit gjerman të përqëndrimit

Evropë

Gjendet pas dy vitesh, porta e vjedhur e kampit gjerman të përqëndrimit

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 10:10
Ilustrim

Porta e famshme prej hekuri me sloganin famëkeq “Arbeit macht frei”, (Puna të bën të lirë), duket se është gjetur në Norvegji, dy vite pasi u vodh nga kampi i përqëndrimit të Dachau në Mynih të Gjermanisë.

Porta duket se është gjentur në Bergen, në Norvegjinë Perëndimore, shkruan The Telegraph.

 “Në bazë të fotos së dërguar, policia beson se ka shumë mundësi që kjo të jetë porta e hekurit që ishte vjedhur në Dauchau,” ka thënë policia gjermane në një deklaratë. Ndërkohë në lidhje me vjedhjen, nuk ka asnjë të dhënë për ndonjë të arrestuar.

Porta 100 kilogramëshe është vjedhur më 2 nëntor 2014 mes mesnatës dhe orës 5.30 të mëngjesit. Sipas dëshmitarëve, në atë kohë ishin parë dy të huaj afër vendit, njëri prej të cilëve me theks skandinav.

Vjedhja e portës së famshme shkatoi zemërim ndërkombëtarë, ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel e cilësoi incidentin si të tmerrshëm.

Një kopje e portës u instalua në Dachau vitin e kaluar në 70 vjetorin e çlirimit të kampit nga forcat amerikane në vitin 1945.

Kampi i Përqëndrimit Dachau, në afërsi të Mynihut është themeluar nga nazistët në vitin 1933, vetëm disa janë pasi Adolf Hitler u bë kancelar i Gjermanisë.

Më shumë se 200 mijë njerëz nga e gjithë Evropa u mbajtën në Dachau, dhe më shumë se 40 mijë të burgosur vdiqën atje.

Vjedhja në fjalë ishte e dyta që kishte në shënjetër kampet naziste. Në Dhjetor të vitit 2009 një portë me të njëjtin mbishkrim u vodh në kampin e përqëndrimit në Auschwitz i ndërtuar nga nazistët në Poloninë e pushtuar.

Një grup suedez neo-naist u shpall fajtor për vjedhjen e portës me ndihmën e një bande kriminale polake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat