Polonia dhe Ukraina i kundërvihen BE-së: Ndaloni gazsjellësin rus

Evropë

Polonia dhe Ukraina i kundërvihen BE-së: Ndaloni gazsjellësin rus

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 14:16
Putin dhe ilustrim gazsjellesi rus

Polonia dhe Ukraina kritikuan dje Komisionin Evropian se po lejonte grupin rus “Gazprom” për të transportuar një sasi më të madhe gazi nga gazsjellësi “Opal” një fakt i kundërshtuar nga dy vendet, duke konfirmuar se po vë gjithashtu në rrezik sigurinë e tyre energjetike.

“E shohim të arsyeshme se ky vendim duhet të rishikohet, pa shpërfillur faktin se kjo qasje mund të jetë e vështirë dhe e dhimbshme”, deklaruan presidentët respektivë, Andrzej Duda dhe Petro Porochenko, në një tekst të miratuar gjatë bisedimeve të tyre në Varshavë.

Në fund të muajit tetor, Brukseli autorizoi gjigantin rus të gazit për të rritur deri në 80 për qind të kapacitetit të shfrytëzimit të gazsjellësit “Opal” kundrejt 50 për qind në periudhën fillestare.

“Opal” në pronësi të një filiali gjermane të “Gazprom-it”,”Wingas” transporton në Republikën Çeke nëpërmjet Gjermanisë, gazin rus të gazsjellësit “Nord Stream” që kalon nën detin Balltik.

Kapaciteti i tij është 36 miliardë metra kub në v.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat