Renzi, kryeministri që kërkon të imponojë një rrugë të ashpër për vendin e tij

Evropë

Renzi, kryeministri që kërkon të imponojë një rrugë të ashpër për vendin e tij

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 20:41
Kreu i qeverisë italiane, Matteo Renzi

 Kreu i qeverisë italiane, Matteo Renzi, që vë në pikëpyetje nesër një pjesë të së ardhmes së tij politike, ka kaluar brenda 1 000 ditëtve të para në pushtet nga një udhëheqës i ri, popullor dhe reformist, në një lider të kundërshtuar nga e gjitha klasa politike.

Njeriu konfuz i politikës italiane Renzi u zgjodh në shkurt të 2014 në moshën 39 vjeçare në postin e kryeministrit, duke u bërë lideri më ri i gadishullit, i cili kërkon të imponojë një ritëm të ashpër për vendin e tij. Siç e vë në pah fushata e një referendumi mjaft të vështirë që ka krijuar ndasi në vend.

Shpesh i akuzuar për vetëqeverisje, pa u shqetësuar aspak për kompromise, Matteo Renzi ka krijuar ndasi të thella në mesin e Partisë demokratike (PD, qendër-majtë), mes mazhorancës dhe “kritikëve” të së majtës.

Tre vite më parë, ai që ushtronte rolin e Kryebashkiakut të Firences mori drejtimin e PD-së, duke premtuar “se do të largojë” personalitete që ushtrojnë kontroll “de facto” mbi jetën politike të partisë së tij, si dhe disa të tjerë.

Për këtë fakt, ai devijoi nga rruga e tij politike figurat më me peshë si ish-kryeministri Massimo D’Alema apo ish-kryebashkiaku i Romës, Walter Veltroni. I pari nuk e ka harruar këtë çështje i cili bëri fushata në të gjithë vendin për “Jo”, duke qëndruar anëtar i PD-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat