Hahn sot për vizitë në Beograd

Evropë

Hahn sot për vizitë në Beograd

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 09:21
Komisari evropian i Politikës Fqinjësore dhe Negociatave për Zgjerim Johanes Hahn

Komisari evropian i Politikës Fqinjësore dhe Negociatave për Zgjerim Johanes Hahn sot në Beograd do të bisedojë me përfaqësuesit serbë dhe së bashku me kryeministrin Aleksandar Vuçiq do të marrë pjesë në ceremoninë me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes financiare për mbështetje të transformimit thelbësor të administratës publike serbe.

Krahas Vuçiqit, Han do të takohet edhe me ministrin e Punëve të Jashtme Ivica Daciq, si dhe me studentë dhe përfaqësues të bashkësisë akademike, transmeton Tanjug,

Marrëveshja për mbështetje nga BE-ja për transformim thelbësor të administratës publike serbe është në vlerë prej 80 milionë eurosh, njoftoi delegacioni i BE-së në Serbi.

Dokumentin, siç theksohet në kumtesën e delegacionit të BE-së, do ta nënshkruajë ministrja e angazhuar për Integrime Evropiane në Qeverinë serbe Jadranka Jaksimoviq dhe drejtori për Ballkanin Perëndimor në KE, Xhenoveva Ruiz Kalavera.

Para vizitës, eurokomisari Han deklaroi se "Serbia i përket familjes të BE-së dhe bën progres të konsiderueshëm në drejtim të qëllimit të saj strategjik, anëtarësimit në BE". 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat