Liga e Veriut kërkesë për zgjedhje pas referendumit

Evropë

Liga e Veriut kërkesë për zgjedhje pas referendumit

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 11:20
Ilustrim

Liga e Veriut, lëvizja italiane e së djathtës, kërkoi sot organizimin sa më të shpejtë të zgjedhjeve pas humbjes së thellë të Matteo Renzit në referendumin për reformën kushtetuese.

“Jemi të gatshëm për organizimin e zgjedhjeve sa më shpejt të jetë e mundur, me cilindo ligj zgjedhor”, deklaroi Matteo Salvini, lideri i Ligës së Veriut, alaet me Frontin Kombëtar francez.

“Besoj se Italia nuk mund të lejojë muaj debatesh për një sistem të ri elektoral”, shtoi ai.

Ligji elektoral në fuqi, i cilësuar “Italicum” dhe i miratuar në majin e 2015 parashikon një numër të madh të shumicës në Dhomën e Deputetëve të partive që tejkalojnë 40 për qind të votave në raundin e parë apo që fitojnë një raund të dytë të mundshëm mes dy partive të pozicionuara në krye në raundin e parë.

“Italicum” nuk ka qënë aspak efektiv duke u bërë gjithnjë e më tepër objekt rishqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat