Steienmeier për Italinë: Porosi negative për Evropën, jemi të shqetësuar

Evropë

Steienmeier për Italinë: Porosi negative për Evropën, jemi të shqetësuar

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 11:44
Ministri i Punëve të Jashtme Frank-Walter Steinmeier

Gjermania është e brengosur me krizën qeveritare në Itali pas referendumit të pasuksesshëm dhe paralajmërimeve të dorëheqjes së kryeministrit Mateo Renzi.

Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme Frank-Walter Steinmeier, duke shtuar se kjo nuk është porosi pozitive për Evropën.

 "Me shqetësim po përcjellim rezultatet në Itali.  Mendoj se Renzi ka bërë gjënë e duhur, të nevojshme, por votuesit nuk e mbështetën atë”, tha Steinmeier gjatë një vizite në Athinë  ku ka biseduar me kryeministrin grek Aleksis Tsipras.

 Kryeministri i Italisë Mateo Renzi ka paralajmëruar se sot do t’ia dorëzojë dorëheqjen e tij presidentit Sergio Matarella pas humbjes në referendumin e së dielës për ndryshimet e propozuara kushtetuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat