Steinmeier i shqetësuar pas rezultatit të referendumit në Itali

Evropë

Steinmeier i shqetësuar pas rezultatit të referendumit në Itali

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 19:19
Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank-Walter Steinmeier

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank-Walter Steinmeier theksoi sot se fitorja e jo-së në referendumin italian ishte burim shqetësimi dhe nuk përbënte një mesazh pozitiv për Evropën.

“Ne mund të gëzohemi që zgjedhësit austriakë nuk votuan për kandidatin e forcave populiste, por ne e shohim me shqetësim rezultatin në Itali”, theksoi Steinmeier, i cili u takua në Athinë me kryeministrin Alexis Tsipras.

“Ky nuk është një mesazh pozitiv për Evropën, në këto kohë të vështira”, shtoi Steinmeier, duke i përshkruar si ndenja të ndara që kanë mbretëruar dje në Evropë.

Një ditë më parë, pamë fitoren në Austri të kandidatit të mbështetur nga të Gjelbërit, Alexander Van der Bellen, si një shenjë e mirë.

“Mendoj se Renzi ka bërë atë që duhet, atë që ka qenë e nevojshme, por zgjedhësit nuk e kanë mbështetur”, theksoi ministri i Jashtëm gjerman, transmeton atsh.

Kryeministri italian, Matteo Renzi njoftoi se do të jepte dorëheqjen sot pasdite.

“Sigurisht, nuk është një krizë e shtetit, por është një krizë e qeverisë që duhet zgjidhur”, shtoi Steinmeier.

Italianët hodhën masivisht poshtë me 59,11 për qind të votave me referendum, reformën kushtetuese të paraqitur nga kryeministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat