Pse Italia i tha jo Mateo Renzit?

Evropë

Pse Italia i tha jo Mateo Renzit?

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 21:14
Ashtu si në vitin 2006, kur ata hodhën poshtë me 60 për qind të votave një tjetër reformë të mbështetur nga Silvio Berlusconi, italianët kanë treguar hezitimin e tyre për të prekur ekuilibrin e pushteteve përcaktuar në Kushtetutën e vitit 1948, hartuar me objektivin për të penguar çdo rikthim të fashizmit.

Mosbesimi ndaj kryeministrit, vlerësimi për Kushtetutën, pakënaqësia e përgjithshme që stimuloi Brexit-in apo zgjedhjen e Donald Trump. Arsyet e dështimit të Matteo Renzit për të mundësuar reformën kushtetuese në Itali janë të shumta.

– Një votë anti-Renzi –

Ekzaltuesi nga Firence, i gjithpranishëm që prej disa javësh në media dhe në rrjetet sociale për të mbrojtur reformën e tij, është perceptuar si një personazh arrogant, mesazhi i të cilit i frymëzuar nga “Ju mundeni” (Yes we can) i Barack Obamës është përdorur nga ai në 1 000 ditët e pushtetit.

“Ka një antipati të ndjeshme kundër Renzit”, theksoi Antonio Noto, drejtor i Institutit të sondazheve dhe kërkimeve “IPR Marketing”.

“U votua kundër Renzit për të votuar kundër klasës politike, por gjithashtu dhe kundër stilit të tij”, shtoi ai.

“Nuk e dua Renzin. Bilanci i tij është shkatërrues, ai ka menduar vetëm të bëjë publicitet për veten”, theksoi Cecila Carrara, avokate në një kabinet ndërkombëtar.

– Vlerësimi për Kushtetutën –

Ashtu si në vitin 2006, kur ata hodhën poshtë me 60 për qind të votave një tjetër reformë të mbështetur nga Silvio Berlusconi, italianët kanë treguar hezitimin e tyre për të prekur ekuilibrin e pushteteve përcaktuar në Kushtetutën e vitit 1948, hartuar me objektivin për të penguar çdo rikthim të fashizmit.

“Kushtetuta fitoi edhe njëherë kundër arrogancës, intimidimit, mungesës së respektit për sovranitetin popullor dhe të drejtat e qytetarëve”, theksoi Carlo Smuraglia, 93 vjeç, president i shoqatës së partizanëve italianë.

Kushtetuta e vitit 1948 është hartuar nga njerëz të zgjedhur, të arsimuar, jo si politikanët që ne kemi tashmë dhe që nuk janë në lartësinë e duhur”, nënvizoi Emanuela Carosi, një qytetare e thjeshtë.

– Pakënaqësi e përgjithshme –

“Familjet e klasës së mesme të varfëruar nga kriza ekonomike, pa shpresa për prosperitet dhe mirëqënie për fëmijët dhe të vëgjëlit kanë votuar jo. Të rinjtë pa punë, punëtorët ndjehen të kërcënuar nga imigrantët dhe të punësuarit, rrogat e të cilëve janë të pamjaftueshme. Është populli i revoltuar”, shkruan Maurizio Molinari, drejtor i “La Stampa”.

Gjithashtu, në 100 distrikte ku përqindja e papunësisë është më e ulët, po-ja ka marrë 59 për qind. Për 100 distrikte që kanë përqindjen e papunësisë së lart, jo-ja ka marrë 65,8 për qind”, theksoin Philippe Waechter, drejtor i kërkimeve ekonomike tek “Natixis asset management”.

Jo-ja ka qenë gjithashtu më e fortë në jug të vendit.

“Kushtetuta nuk është problemi themelor i Italisë. Është përmirësimi i kushteve të jetesës së njerëzve që vuajnë dhe mendoj se kjo goditje do të jetë padyshim për mirë”, deklaroi Fabrizio Sabelli, profesor në Universitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat