Populistët evropianë të inkurajuar nga Italia, por të zhgënjyer nga Austria

Evropë

Populistët evropianë të inkurajuar nga Italia, por të zhgënjyer nga Austria

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 21:17
Matteo Renzi

Populistët evropianë ndjehen të riforcuar pas dështimit të referendumit kushtetues në Itali, por dështimi i kandidatit të djathtë, Norbert Hofer në zgjedhjet presidenciale austriake, përshëndetur nga kampi pro-BE, ka penguar ambiciet e tyre.

Mes urimeve të shkëmbyera nga drejtuesit e këtyre partive, të tjerë kanë kundërshtuar, ashtu si kryeministri francez, Manuel Valls, që mendon se populizmi nuk është një fatalitet për Evropën. Ai paraqet si provë dështimin e Partisë së Lirisë (FPÖ) për të fituar presidencën austriake.

Drejtuesit e këtij formacioni i shtynë ambiciet e tyre në zgjedhjet legjislative, parashikuar në vitin 2018 në Austri. Ky është gjithashtu objektivi i Lëvizjes 5 Yjet (M5S) dhe Ligës së Veriut në Itali që shpresojnë të kapitalizohen mbi dështimin e referendumit kushtetues.

Lideri i tyre ka kërkuar një shpëndarje të Parlamentit pas dorëheqjes së kryeministrit italian, Matteo Renzi.

Në Holandë, lideri i ekstremit të djathtë, Geert Wilders, në krye të sondazheve për zgjedhjet legjislative parashikuar në muajin mars, ka përshëndetur në rrjetin social Twitter Italinë dhe kreun e Ligës së Veriut, Matteo Salvini. “Ne do të fitojmë më 15 mars. Do t’i vendosim gjërat në vendin e duhur”, premtoi ai.

“Italianët kanë mohuar BE-në dhe Renzin”, përshëndeti në një mesazh në Twitter, Marine Le Pen, drejtuesja e Frontit Kombëtar, që sipas sondazheve është siguruar të marrë pjesë në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale franceze në pranverë.

Në Britaninë e Madhe, e përditshmja euroskeptike “Daily Mail” përshëndeti një “Italexit” dhe një “revoltë të re kundër klasës politike” duke uruar arrdhjen e mundshme në pushtet të populistëve që dëshirojnë daljen e vendit nga euro.

Kreu i diplomacisë gjermane, Frank-Walter Steinmeier pranoi sot se rezultati i referendumit italian nuk ishte një mesazh pozitiv për Evropën në kohëra të vështira.

Ai përshëndeti gjithashtu përfundimin e zgjedhjeve presidenciale austriake, që regjistruan fitoren e ekologjistit pro-evropian, Alexander Van der Bellen përballë kandidatit të Partisë së Lirisë (FPÖ) Norbert Hofer.

“Zgjedhja e Donald Trump dhe Brexit-i kanë ndryshuar drejtimin në Austri”, theksoi analisti i grupit të reflektimit “Carnegie”.

“Ideja për një dalje të mundshme nga Bashkimi Evropian ka rritur frikën dhe ka çuar në zgjedhjen en jë kandidati jashtë sistemit, por tradicional dhe shumë pro-evropian”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat